Report TV - Fotoja e shqiptarit që u vra në Ekuador, ja linjat e trafikut të drogës drejt Shqipërisë

Report TV 2018-05-12

Views 16

Pak ditë më parë në Ekuador u vra një shqiptar nga Mali i Zi me gruan, e cila ishte ekuadoriane nga dy persona te veshur si policë. Fadil Kaçaniç u ekzekutua me tre plumba, ndërsa gruaja me sende të forta në kokë. Report Tv publikon për herë të parë foton e shqiptarit nga Mali i Zi që u ekzekutua me armë zjarri nga dy persona të panjohur në Guayaquil, qytet që është kthyer në vendin e përplasjes mes shqiptarëve dhe bandave vendase.

Fadil Kaçaniç sikur duket nga fotoja ka qene i pranishem ne vendin e ngjarjes ku eshte qelluar Remzi Azemi në nëntor 2017, i cili mbeti i plagosur. Mediat vendase kanë publikuar foton e 64-vjeçarit shqiptar në datë 8 nëntor kur është bërë atentati ndaj Azemit, ç?ka e lidh Kaçaniçin me përplasjet për tregun e kokainës.
Edhe sipas medieve në Ekuador, shqiptari nga Mali i Zi u vra për shkak të konflikteve për drogën, pasi pak kohë më parë kishte dalë nga burgu. Kaçaniç dyshohet se ka qenë një urë lidhëse për shqiptarët që furnizoheshin me kokainë.

E ndërsa pak ditë në Durrës u bllokuan 613 kg kokainë të ardhur nga Kolumbia, Ekuadori është një tjetër shtet ku bandat shqiptare furnizohen me drogë duke e trafikuar në mënyrë të ndryshme, kryesisht përmes kontenierëve me banane.

Share This Video


Download

  
Report form