Report TV - Padia e magjistratëve,Ylli Manjani: Nëse s’pranojnë shortin, largohen

Report TV 2016-07-17

Views 1

Pas padisë dhe peticionit të gjashtë magjistratëve në Gjykatën e Shkallës së Parë Administrative të Tiranës, duke pretenduar se vendimi i KLD për propozimin e gjyqtarëve me short nuk ka lidhje me ligjin, se shorti nuk është kriter për emërimin e gjyqtarëve ka reaguar Ministri i Drejtësisë Ylli Manjani, i cili ka pranuar se një procedurë e tillë nuk ka qenë, por ai e mbështet, pasi gjyqtarët duhet të shkojnë atje ku ka nevojë vendi, jo ku duan ata.

?Unë jam nga ata që e kanë mbështetur ndarjen me short, shpërndarja me short është legjitime dhe kush nuk e respekton vendimin nuk mund të quhet më gjyqtar.

Gjyqtarët nuk janë sindikalistë, pasi kanë bërë betimin për shërbimin atje ku ka nevojë atdhe dhe jo atje ku duan ata. Nëse nuk e respektojnë vendimin do të shkëputen marrëdhëniet ekonomike? deklaroi ai.

Share This Video


Download

  
Report form