Report TV - Libanezi Mitri rikthehet në Tiranë varros nënën:Dhunuesit!S'di gjë

Report TV 2016-10-18

Views 6

Biznesmeni libanez Faadi Mitri rikthehet në Shqipëri, por jo për investimin tek Gjiri i Lalzit. Mitri i ulur në një karrocë me rrota, u rikthye në kryeqytetin shqiptar për të varrosur nënën e tij që u nda nga jeta dy ditë më parë.

Investimi në Shqipëri për biznesenin libanezo-amerikan quhet kapitull i mbyllur. Mitri shprehet se nuk do të qëndrojë në Shqipëri dhe se nuk e kishte në plan të rikthehej kaq shpejt, por ishte fatkeqësia që e risolli në Tiranë, nga ku u largua 1 muaj më parë.

?Investimi është një kapitull i mbyllur. Pas vendimit të marrë nga investitorët nga Dubai e Katar u vendos që investimi në Shqipëri nuk do të realizohet. Sot erdha për të varrosur nënën time?, u shpreh Mitri pas interesimit të Report Tv.

?Do të qëndroj në Shqipëri, vetëm pak ditë sepse më vdiq nëna. Do largohem?.

Ai deklaroi për mediat se nuk ka interes të dijë se çfarë po bëhet me dhunuesit e tij. Po ashtu ai nuk pranoi të komentonte lidhur me ngjarjen.
"Nuk di çfarë ka ndodhur me ta. Nuk do të merrem me këtë punë."

Share This Video


Download

  
Report form