Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet ka zhvilluar një takim me banorë të njësisë nr.5 në Tiranë. Kryetari i PDIU-së Shpëtim Idrizi, u shpreh gjatë takimit se shërbimi ushtarak duhet të kthehet për të rinjtë.
"Ne do të propozojmë që të rinjtë ti rikthehen shërbimit ushtarak. Ti rikthehen një muaj shërbimit ushtarak dhe besoj se këtë e praktikojnë edhe vendet më të përparuara në botë. Ne mendojmë se do na ruajë Zoti dhe të tjerët, por në radhë të parë ne duhet të ruajmë veten tonë. Shqipëria ka nevojë që të rinjtë të bëjnë një muaj shërbim ushtarak. Ne gjithmonë kemi besuar që një formim atdhetar do të na bëjë ta duam më shumë këtë vend. Po nuk e deshëm ne Atdheun dhe njëri-tjetrin, nuk mund të na duan të tjerët?, tha Idrizi.