Biznesmeni libanez Faadi Mitri rikthehet në Shqipëri, por jo për investimin tek Gjiri i Lalzit. Mitri i ulur në karrocën me rrota pas dhunës që u ushtrua mbi të para pak muajsh në autostradën Tiranë-Durrës, u rikthye në kryeqytetin shqiptar për të varrosur nënën e tij që u nda nga jeta dy ditë më parë.
Investimi në Shqipëri për Mitrin quhet kapitull i mbyllur. Binzesmeni shprehet se nuk do të qëndrojë në Shqipëri, por ishte ky rast fatkeqësie që e riktheu.