Politika shqiptare ka dështuar në përpjeksen e saj për t?i paraqitur komsionerit për zgjerim të BE-së, Johannes Hahn një reformë të përfunduar ose të paktën dakordësuar në drejtësi. Sipas të gjitha gjasave, komisionerit të lartë të Brukselit, do ti duhet të luajë dhe rolin e negociatorit me partitë politike shqiptare.
Ai vjen në Tiranë që këtë të martë, fillimisht për të zhvilluar një darkë pune me kryeministrin Edi Rama. Me këtë të fundit, Hahn do të bashkëdrejtojë tryezën e nivelit të larët Shqipëri-Be.
Të mërkurën, para se t?i drejtohet tryezës, ai do të takojë për rreth 45 minuta kryetarin e PD-së, Lulzim Basha.
Në dialogun e nivelit të lartë që është parashikuar të zgjasë 2 orë, Majlinda Bregu do të jetë zëri i vetëm i opozitës. Politikanët shqiptarë do t?i iraportojnë komisionerit sesi i kanë përmbushur 5 kushtet për hapjen e negociatave, ku kryesori është Reforma në Drejtësi.
Hahn do të përcjellë gjithashtu një mesazh në këshillin kombëtar të intregrimit, për t?u takuar më pas me kryeparlamentarin Ilir Meta dhe kreun e komisionit të Reformës në Drejtësi Fatmir Xhafaj.
Nuk dihet nëse bisedat me Hahn do të konkludojnë me një mbledhje të këtij komsioni për të kaluar me konsensus pjesën e mbetur nga kjo reformë.
Gjatë pjesës më të madhe të qendrimit të tij në Shqipëri, Hahn do të qendrojë në Durrës ku dhe do marrë pjesë në një samit të ministrave të jashtëm të rajonit.