Report TV - Amnistia për makinat, falen taksat e papaguara deri në 2016

Report TV 2016-09-27

Views 15

Ligji i ri për amnistinë fiskale i përgatitur nga Ministria e Financave parashikon faljen e plotë të taksave dhe të gjobave për makinat që prej vitit 2011.

Drejtori i Politikave Fiskale në Ministrinë e Financave Niko Lera, shpjegon se do përfitojnë falje të plotë qytetarët që do të çregjistrojnë makinat.

Ndërkohë që kush dëshiron ta mbajë, do të jetë i detyruar të paguajë taksat e prapambetura, por pa gjobat dhe penalitetet.

"Ideja është që nga viti 2011 edhe më parë të falen taksat e papaguara apo penalizimet dhe përdoruesve të mjeteve iu është lënë një alternativë, nëse duan, taksat nga 2011 e më parë do t'u falen edhe nëse nuk kanë paguar nga 2012 e këtej dhe mjeti do të ç'regjistrohet.

Share This Video


Download

  
Report form