Report TV - Speciale/Falen taksat për 140 mijë makina, Çupi:Kush s'ka targa do bëjë vetëdeklarim

Report TV 2017-06-04

Views 1

Ligji i ri për faljen e detyrimeve parashikon shuarjen e taksave, gjobave dhe kamatëvonesave për rreth 140 mijë mjete.

Zëvendësdrejtori i Përgjithshëm i Drejtorisë së Transportit Rrugor se këto mjete do të publikohen nëpër media, ndërkohë që qytetarët do dorëzojnë targat për të bërë çregjistrimin. Në të kundërt ata do të duhet të deklarojnë se nuk kanë më as mjetet dhe as dokumentet e tyre.

Çupi thotë se pas ligjit të faljes, qytetarët do të jenë të detyruar të çregjistrojnë mjetet, ose të paguajnë taksat nëse vendosin t?i mbajnë. Çdo mjet që nuk ç?regjistrohet apo nuk paguan taksat, do të konfiskohet në rastin e parë që kapet në qarkullim.

Zëvendësdrejtori i Përgjithshëm i Drejtorisë së Transportit Rrugor thotë se bëhet fjalë për rreth 82 mjete të regjistruara nga viti 1991 dhe 52 mjete që rezultojnë ende në qarkullim, po nuk kanë paguar asnjë taksë prej vitesh.

Share This Video


Download

  
Report form