Report TV - Makinat, falen taksat për 100 mijë qytetarë, 6 muaj për çregjistrimin

Report TV 2016-07-17

Views 23

Qeveria ka vendosur të falë taksat e pa pagurara të makinave, gjobat për vonesat dhe çdo detyrim tjetër. Bëhet fjalë për rreth 100 mijë makina të cilat prej vitesh janë të regjistruara në sistemin e Drejtorisë së Transportit Rrugor, por nuk paguajnë taksat dhe detyrimet. Brenda 6 muajve, pas hyrjes në fuqi të ligjit, të gjithë qytetarët mund të shkojnë të çregjistrojnë mjetin e tyre dhe detyrimet do t?u falen. Në këtë mënyrë qytetarët mund të rinovojnë lejen e qarkullimit.

Drafti i propozuar nga qeveria pritet të çohet shumë shpejt në Parlament dhe do të jetë një lloj amnistie për më shumë se 100 mijë makina. Sipas draftit, taksat dhe detyrimet do të falen për makinat të cilat kanë më shumë se 10 vet që s?paguajnë taksat.

Ndërkohë ata qytetarë që kërkojnë të përdorin përsëri makinën e tyre duhet që të paguajnë taksat e 10 viteve. Qeveria thekson në projektvendim se falja e detyrimeve ka vlerë vetëm për të rinovuar lejen e qarkullimit dhe për të fshirë nga sistemi makinat që nuk paguajnë taksat. Çregjistrimi i makinës do të bëhet pa paguar asnjë detyrim, duke përfshirë taksën vjetore të qarkullimit, taksën e regjistrimit të përvitshëm, taksën vjetore të mjeteve të përdorura si dhe gjobat për shkak të vonesave.

Por nëse edhe pas kësaj amnistie qytetarët nuk bëjnë çregjistrimin e makinës, atëherë do të jetë Drejtoria e Transporteve e cila do të ç?regjistrojë nga sistemi mjetet. Sipas qeverisë këto makina nuk paguajnë taksat duke filluar nga viti 2001 dhe borxhi që është krijuar kap vlerën prej 5 milionë dollar.

Share This Video


Download

  
Report form