A1 Report - Gjobat politike, falen 4069 masa nga 1 marsi deri 31 gusht 2013

Report TV 2015-08-22

Views 1

TIRANË - Qeveria është e vendosur t'i përmbahet premtimit të saj elektoral duke falur 4069 gjoba të vendosura gjatë periudhës 1 mars -31 gusht 2013, nga Administrata Tatimore. Për këtë projektligj dy ministri të linjës, ajo e Financave dhe e Zhvillimit Ekonomik, kanë çuar në komisionet kuvendore dhe kanë mbrojtur propozimin, i cili synon faljen pa dallim të gjobave ndaj bizneseve gjatë periudhës elektorale.

Sipas Zv.ministrit të Financave, Ervin Mete, shifra e gjobave që falen kap vlerën e 3.3 mld lekëve, ndërsa do të rimbursohen edhe 500 milionë lekë gjoba të parapaguara nga bizneset. Ndërsa zv/ministrja e Zhvillimit Ekonomik, Brunilda Paskali, e cilësoi këtë si përpjekje për të përmirësuar klimën ndaj biznesit.

Por opozita e ka cilësuar si demagogji përpjekjen e qeverisë për faljen e gjobave, duke theksuar se për këtë veprim nuk ka një studim të qartë.

Në fund Komisioni i Ekonomisë e ka votuar nen për nen pr/ligjin vetëm me votat e maxhorancës, pas largimit të opozitës. Pr/ligji u bë publik nga kryeministri Edi Rama disa javë më pare, gjatë një bashkëbisedimi me biznesin dhe u miratua në mbledhjen e qeverisë në fillim të këtij muaji.

Share This Video


Download

  
Report form