Në zonën e Bllokut, në Tiranë, zakonisht të rinjtë shkojnë për të pirë kafe e kokteje. Por ka dhe nga ata, që heqin dorë prej kafeneve të zhumrshme, dhe kalojnë orë të tëra për t?I dhënë jetë ideve.
Ndodhemi në Universitetin Metropolitan Tirana. Me dhjetëra të rinj e të reja, në një laborator ku bëhen kërkime, i quajtur Inkubator, kanë krijuar një printer 3D, një dron, e së fundmi, energjinë e kanë përqendruar tek BottleCap Arena, loja e parë mobile në Shqipëri, virtualisht në 3D.