"Tatra around the world" për herë të parë do të jetë në Shqipëri me disa nga përfaqësuesit e saj. Kjo është një lëvizje me origjinë nga ?ekia, e njohur në të gjithë botën dhe ka këtë emër për shkak të makinave "tatra". Me mbështetjen e ambasadës ?eke në Tiranë, kanë ardhur 10 shtetas ?ekë, dy prej të cilëve ne i kemi sot në program. Ata do të jenë sot tek shkolla e Lalmit në Vaqarr, e cila do të rindërtohet pas dëmtimeve të tërmetit, me rreth 400 mijë euro të dhuruara nga qeveria ?eke. Po ashtu ata do të mbjellin edhe një pemë simbolike në këtë shkollë. Aktiviteti tjetër do të jetë një paradë me dy makinat e tyre tatra në sheshin qendror të Kombinatit ose të Pezës. ?ekët që lëvizin me këto makina synojnë që të eksplorojnë vende të ndryshme të botës, duke dalë nga zona e tyre e rehatisë dhe nga luksi i makinave komode. Udhëtimi i tyre rreth botës ka nisur në muajin shkurt dhe përgjatë tre viteve në vazhdim ata planifikojnë që të lëvizin në 69 shtete. Fillimisht do të vizitojnë kontinentin Euroaziatik, pastaj do të kalojnë në Amerikën e Jugut, vijon me Amerikën Qendrore dhe Veriore dhe në fund do të jetë Afrika, për t'u rikthyer përsëri në Republikën ?eke.
Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#WakeUp#TopChannel