Të gjithë i mbani mend protestat e banorëve të fshatit Kutë, (në Mallakastër) por edhe të fshatrave përreth që kundërshtuan fuqishëm vitet e fundit ndërtimin e HEC-eve mbi lumin Vjosë. Banorët e zonës jo vetëm kundërshtuan sepse nuk u pyetën për ndërtimin e këtyre veprave në Poçem dhe Kalivaç, por ata ngritën pretendime se ato do të sillnin probleme në mjedis si dhe në jetën e tyre ekonomike. Një nga mbështetësit kryesorë për mos ndërtimin e këtyre HEC-eve kanë qenë dhe ambientalistët, biologët, aktivistët e organizatës "EcoAlbania" e cila sot në fakt ka menduar që për herë të parë në Shqipëri të ndërmarrë fushatën për krijimin e fshatit të parë solar, dhe pikërisht në fshatin Kutë. Do të jetë fillimisht një projekt pilot, ndërkohë që kujtojmë se pjesa më e madhe energjisë në vend sot prodhohet nga HEC-et. Energjia solare sot përdoret vetëm në disa zona rurale të vendit, dhe këto janë subjekte private që operojnë në sektorin e turizmit. Por si do të jetë modeli i fshatit të parë solar në Shqipëri folëm me Besiana Guri, përfaqësuese nga " EcoAlbania" e cila përpara lançimit të fushatës në rrjetet sociale zbuloi detajet e projektit në "Wake Up"
Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#WakeUp#TopChannel