Të gjithë për Shqipëri!
Kontributi jetëgjatë i Diasporës anembanë globit në Shipëri ka qenë deri më tani një vullnet i lirë individual apo në formën e bizneseve të ndryshme, jo në bazë institucionale.
Me nismën e Kryeministrit Rama, për herë të parë do të organizohet "Samiti i Diasporës" .
Ky Samit do të mbledhë në Tiranë shoqata shqiptare, personalitete të shquara dhe anëtarë të thjeshtë bashkëkombës nga të gjitha kontinentet, me synim krijimin e një ure solide bashkëpunimi, komunikimi e ndërveprimi, në të mirë të ruajtjes dhe forcimit të lidhjeve mes komunitetit shqiptar në botë, si me Shqipërinë, ashtu edhe me vendet ku ata jetojnë.
Pasi kanë rrëfyer eksperiencat personale në lidhje me fillesat e tyre të emigracionit jashtë kufijëve, të ftuarit në Top SHoë shpalosën idetë e tyre në lidhje me mënyrat se si ata mund të ruajnë lidhjet e bashkëpunimit me vendin amë.