Report TV - Zgjedhjet, PDIU:Roli ynë në Dibër vendimtar,meritojmë post ministror

Report TV 2016-09-27

Views 1

Ermal Telha, sekretar i Partisë Drejtësi, Integrim e Unitet i ftuar në emisionin ?Rreze Dielli? në Report Tv ka thënë se strukturat e saj në Dibër kanë punuar maksimalisht për fitoren e kandidatit të majtë për bashkinë Dibër, Muharrem Rama.

Duke u ndalur tek lëvizjet e ardhshme të PDIU-së nëse kandidati i majtë fiton zgjedhjet në Dibër, Telha ka thënë se PDIU meriton një post në kabinetin qeverisës, pasi kjo fitore do të tregonte qartë fuqinë e vërtetë të PDIU-së.

Sa i përket rezultatit të zgjedhjeve dhe epërsisë që kandidati i majtë ka ndaj atij të djathtë, Ermal Telha sekretar i PDIU-së ka thënë se ai nuk ishte surprizë dhe se ai është ndikuar në mënyrë të drejtpërdrejtë nga kontributi i PDIU-së.

?Nuk është surprizë rezultati i deritanishëm në Dibër. Ky rezultat është një detaj që tregon forcën e vërtetë të PDIU-së. Nëse Bashkia e Dibrës fitohet nga Muharrem Rama, në e meritojmë një kabinet ministror pasi tregon se PDIU është aleate e fuqishme e ASHE-së? tha Telha.

Share This Video


Download

  
Report form