Report TV - Zgjedhjet në Dibër, Shehu: Krijimi i mundësive për punësim prioriteti ynë

Report TV 2016-09-26

Views 2

Kandidati për kryetar bashkie në Dibër, Sherefedin Shehu, së bashku me kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha zhvilluan një takim me të rinjt në Peshkopi. Krijimi i kushteve për arsimim dhe mundësive për punësim janë prioritet i Sherededin Shehut. Mes entuziazmit të të rinjve, Shehu tha se që në moshën 22 vjeçare ka punuar me të rinj dhe sot të rinjtë janë energjia që tq mundësojq realizimin e projekteve të tij.

"Ju na jepni zemër. Ju jeni dëshmia që fitorja vetëm pret datën 11. Edi Rama ka thënë që unë jam pak i vjetër por fatmirësisht unë jam rritur me rininë. Që në moshën 22 vjeçare unë kam qënë profesor. Ju do të jeni pjesa e ndryshimit të qytetit. Unë do t?u mbështes që të shkolloheni ashtu siç e meritoni ju edhe Dibra. Dibra është vendi me pasuri intelektuale. Dibra është vendi me një trashëgimi të madhe dhe kësaj pasurie ne do ia rrisim vlerat duke sjellë investime në Dibër. Flasim për investime private. Ne do të krijojmë një vision të ri por realizimi I tyre kërkon energji dhe atë energji do e marr tek ju. Ju do të jeni energjia e realizimit të projekteve të zhvillimit të Dibrës?, u shpreh Shehu.

Share This Video


Download

  
Report form