Kryetari i sapozgjedhur i Partisë drejtësi, Integrim e Unitet Shpëtim Idrizi në një dalje për mediat, menjëherë pas mbylljes së procesit të votimit nga ana e anëtarësisë për drejtimin e kësaj force politike, ka thënë sot se zgjedhjet e djeshme treguan se PDIU është parti kombëtare dhe se bashkimi kombëtar do të jetë ylli polar i saj.
Nga ana tjetër ai ka shtuar se, zgjidhja e çështjes çame do të vijojë të mbetet objektivi madhor i kësaj force politike.
?Dita e djeshme na konfirmoi si parti e shpresës dhe të ardhshme, zotohem para jush se bashkimi kombëtar do jetë ylli jonë polar. Zgjidhja e çështjes çame objektivi ynë. Prej dje në ndihemi më të fortë për të rinisur betejat e reja. Dje isha dëshmitar i një vullneti të përbashkët dhe qëllimi të patundur për të ecur përpara. Dje konfirmuam se jemi parti e vërtetë kombëtare? ka thënë Idrizi.
Sakaq, ai tha se, PDIU do të vazhdojë q ëtë mbështesë ndryshimin e statusquosë.
?PDIU nuk ka qenë pjesë asnjëherë e ndonjë kabineti qeveritar dhe për pasojë mbështetja jonë është për të ndryshuar statusquonë? tha Idrizi.