Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri ka mbërritur në banesën e efektivit që mbeti i vdekur ditën e sotme në Shkodër për të ngushëlluar familjarët e 50 vjeçarit, Ardian Kodra ndërsa ka deklaruar se do të bëjë cdo gjë për rritjen e pagave të policisë, pasi po sakrifikojnë jetën për të garantuar siguri.
?Kjo është një dhimbje shumë e madhe, goditje e rëndë për shtetin. Jam këtu për t?iu gjendur pranë familjes.
Policia duhet të mbështetet nga të gjithë, ndërsa do të bëj cdo gjë për të rritur pagat, pasi policët po sakrifikojnë jetën për të garantuar sigurinë, ta kthejmë në një trup model?deklaroi ministri.