Report TV - Armatim i ri për forcat RENEA Tahiri: Rrisim numrin e policëve

Report TV 2017-04-25

Views 0

Numri i efektivëve të policisë në repartin RENEA do të rritet, për t'i bërë ballë me efikasitet luftës kundër i krimit të organizuar.

Këtë e konfirmoi sot ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, gjatë prezantimit të pajisjeve të reja për Repartin RENEA, ku shoqërohej nga Drejtori i Policisë së Shtetit, Haki Çako.

Tahiri tha se qeveria ka shpenzuar 4 milionë dollarë për armatimin e RENEA-s, ndërsa theksoi se nuk do të mungojë mbështetja e ekzekutivit për Policinë e Shtetit.

"Kjo qeveri ka shpenzuar 4 milionë USD për pajisje të reja, armatim të ri për RENEA, për të luftuar kriminalitetin me shumë sukses. Ky nuk është i vetmi sektor ku kemi investuar për një polici të mirë, pasi kemi investuar në zyrat e shërbimit unik, në mjete të reja, burime njerëzore, akademia e policisë nxjerr njerëz të kualifikuar, po investojmë edhe në forcat speciale. Shumë shpejt do të jetë gati reparti i ri për RENEA. Është një investim njerëzor dhe buxhetor për Policinë e Shtetit, në mënyrë që policia të japë shërbimin e duhur në luftë kundër kriminalitetit", u shpreh Tahiri.

Share This Video


Download

  
Report form