Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Në forcat speciale RENEA ndodhet edhe një vajzë, e vetmja në këtë sektor të Policisë së Shtetit.
Me rastin e 104 vjetorit të Policisë së Shtetit, ministri i Brendshëm Saimir Tahiri, shpërndau një video kushtuar Rezartës, e cila është një shembull frymëzues për gjeneratën e re të policisë.
Pas 10 vitesh me uniformë policie, Rezarta vijon studimet në Akademinë e Sigurisë për të marrë gradën N/Komisar.
Rezarta: Nuk më ka karakterizuar aspak pjesa e të qenit burrëror. Jam treguar femër kur është për t?u treguar, jam treguar serioze kur ka qenë nevoja për të qenë në aksion. Shoqëria më ka përkrahur dhe janë ndjerë krenarë për mua. Meraku i nënës ka qenë për zgjedhjen që bëra. Kur bie telefoni në orët e vona, ajo ngrihet me ankth; ke shërbim?
Ajo ka edhe një mesazh për të gjitha femrat.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/rezi-e-vetmja-femer-ne-forcat-renea/