Kuvendi vijoi punimet edhe gjatë pasdites së kësaj të hëne ku në fokus ishte sërish programit i qeverisë, por me pyetje drejtuar kryeministrit.
Rama nga foltorja nga foltorja i është përgjigjur 19 pyetjeve të LSI, duke e vënë theksin te pikat kyçe në ekonomi si arsimi, bujqësia dhe shëndetësia.
Gjatë përgjigjes së pyetjeve, munguan në seancë kreu i PD, Lulzim Basha dhe kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi.
Rama tha se do të rrisë shpenzimet për shëndetësinë dhe pagat për mësuesit dhe infermierët do të jenë 40% më të larta 4 vitet e ardhshme.
?Vazhdojmë të shikojmë drejt shëndetësisë, me bindjen se për kujdesin shëndetësor të arrijmë 60-65 % të shpenzimeve, një shifër që e gjetëm vetëm 43 % në vitin 2013. Ne duhet të sigurohemi që askush të mos bëhet i varfër për shkak të shëndetësisë. Sa i përket Arsimit, kemi prioritet mbështetjen e mësuesve, rritjen e pagave të tyre deri në 40 % brenda këtij mandati", u shpreh Rama.