Report TV - Roskovec, Rama: 4-vjeçarin e ardhshëm rrisim pagat me 40%

Report TV 2017-07-09

Views 0

Kryeministri Edi Rama ka shpalosur nga Roskoveci, në Qarkun e Fierit, programin qeverisës për 4-vjeçarin e ardhshëm.

Rama u shpreh se mandatin e ardhshëm qeveria e PS do rrisë pagat me 40%, ndërsa rroga minimale nuk do jenë nën 30 mijë lekë.

"Jemi të bindur se mund ta çojmë ekonominë tonë mbi 5.5 përqind nëse na jepni timonin.

Ne jemi të bindur se rrogat minimale do ta çojmë në 300 mijë lekë, se do të rrisim çdo ditë pensionet.

Ne jemi të bindur se duke hequr taksën mbi vlerën e shtuar dhe duke kthyer subvencionin për fermerët në një sistem të drejtë, do t?i japim çdo fermeri mundësinë që të ngrihet ekonomikisht si asnjë herë më parë.

Ne jemi të bindur se rrogat do t?i rrisim 40 përqind në 4 vitet e ardhshme. Rilindja urbane do të shtrihet në njësitë administrative, deri në fshatin më të largët. Ripërtëritja e sistemit arsimor do të vazhdojë, vetëm nëse ju nuk i lejonin partitë e tjera që të mos fusin duart", u shpreh Rama

Share This Video


Download

  
Report form