Report TV - Si anulohet dekreti i presidentit Nishani për zgjedhjet e Dibrës

Report TV 2016-09-25

Views 4

Shkelja e Kushtetutës nga Presidenti i Republikës me dekretimin e përsëritjes së zgjedhjeve në bashkinë e Dibrës ende pa hyrë në fuqi vendimi i Gjykatës Kushtetuese, është pranuar jo vetëm nga Partia Socialiste por edhe nga vetë Gjykata Kushtetuese. Kreu i shtetit, nxitoi të dekretojë 11 shtatorin si datën e zgjedhjeve lokale në Dibër, duke pasur në dorë vetëm një njoftim të Gjykatës Kushtetuese për vendimin, dhe jo një vendim të vendosur në fuqi me botimin në Fletoren Zyrtare. Ky veprim bie në kundërshtim me nenin 132 të Kushtetutës që thotë: ?1. Vendimet e Gjykatës Kushtetuese kanë fuqi detyruese të përgjithshme dhe janë përfundimtare. Gjykata Kushtetuese ka vetëm të drejtën e shfuqizimit të akteve që shqyrton. 2. Vendimet e Gjykatës Kushtetuese hyjnë në fuqi ditën e botimit në Fletoren Zyrtare. Gjykata Kushtetuese mund të vendosë që ligji ose akti tjetër normativ të shfuqizohet në një datë tjetër. Mendimi i pakicës botohet bashkë me vendimin.? Por cilët janë rrugët e parashikuara nga ligji për ta anuluar atë, dhe a mund të ndryshohet data e zgjedhjeve të pjesshme në Dibër të parashikuara për në datën 11 shtator? Kodi i Procedurës Penale parashikon dy rrugë të anulimit të një akti administrativ siç është dekreti i Presidentit. Rruga e parë është ajo e vetëkorrigjimit nga organi i lëshimit, pra, që vetë Nishani të anulojë dekretin e parë dhe më pas të nxjerrë një dekret të ri në përputhje me Kushtetutën, në datën kur vendimi i gjykatës të jetë botuar në fletoren zyrtare. Rruga e dytë është ajo që duket se do të jetë edhe më e mundshmja: që një tjetër subjekt i interesuar, në këtë rast Partia Socialiste, ta dërgojë çështjen në Gjykatën Administrative.

Share This Video


Download

  
Report form