Report TV - Zgjedhjet e Dibrës, Pandeli Majko: Votoni masivisht për doktor Ramën

Report TV 2016-09-27

Views 3

Kandidati i mazhorancës për Bashkinë e Dibrës doktor Muharem Rama zhvilloi takimet elektorale në fshatin Muhur dhe lagjen ?Gjok Doçi? në qytetin e Peshkopisë. Ai shoqërohej në këto takime nga ish-kryeministri Pandeli Majko, kordinatori socialist për Qarkun e Dibrës Damian Gjiknuri, deputetët Ulsi Manja, Blerina Gjylameti, Olta Xhaçka.

Në fjalën e tij para qytetarëve të mbledhur në sallën e Qendrës Kulturore, deputeti Majko kërkoi pjesëmarrje masive në votime për të zgjedhur doktor Ramën në krye të Bashkisë në 11 Shtator.

?Pse duam ne që të fitojmë në Dibër?! Duam që të ndryshojmë statusquo-në e këtij qyteti. Pse do Partia Demokratike ta fitojë Dibrën?! E thënë shkurt, duan të kërkojnë zgjedhje të parakohshme pas fitores së bashkisë suaj. Ky është arsyetimi me të cilin ne nuk vijmë në Dibër si ardhacakë për të ikur nesër sepse kemi ardhur me dikë që ka qenë midis jush dhe do të vazhdojë të qëndrojë midis jush?, theksoi Majko.

Kordinatori socialist për Dibrën Damian Gjiknuri ju përgjigj edhe aludimeve të hedhura në publik nga Partia Demokratike për kandidatin Rama.

Share This Video


Download

  
Report form