Kandidati për kryebashkiak të Dibrës Sherefedin Shehu, u takua me banorë të Zadh Dardhës, ku ka thënë se, prioritet i Edi Ramës janë punët që sjellin të ardhura për të dhe miqtë e tij.
Shehu solli në vëmendje rastin e shëtitores së Dibrës ku po harxhohen miliona dollarë në prag zgjedhjesh dhe për t?u hedhur hi syve dibranëve.
"I bëjnë punët vetëm për të futur ca lekë në xhep, i bëjnë punët për të mbajtur karriken, për të blerë vota dhe shpreson se ndoshta dibranëve mund t?ua marrë edhe një herë mendjen. Por juve nuk mund t?jua marrë me bulevardin e Peshkopisë. Aty janë 800 metra bulevard. Me lekët e atyre 800 metratlve te Peshkopisë, duhej të ishin bërë 40 rrugë asfalti. Me ato 800 metra u thotë ju: Jam larë, kështu që të jeni të sigurt se nesër këtu nuk do të ketë asnjë gjë".