Falë investimeve në sistemin e Ujësjellës-Kanalizime, banorët e Shkozës do të kenë ujë të pijshëm 24 orë. Prej 20 vitesh kjo zonë ka pasur mungesë të furnizimit me ujë dhe prej vitesh, afro 1500 banorë janë furnizuar me bote apo ujë pusi.
Kjo problematikë sipas Erjon Veliaj do të marrë fund me përfundimin e punimeve ne sistemin e ujësjellës-kanalizime.
Kryebashkiaku i Tiranës gjatë inspektimit të punës , është shprehur se investimet do te vijojnë në te gjithë kryeqytetin, dhe se ky vit do te jetë viti radikal i investimeve në sistemin e ujësjellësit.
Ai shtoi se fillimisht UKT-ja po shtron rrjetin e ujit, mandej rruga do të shtrohet me asfalt dhe do të bëhet rehabilitimi urban i zonës.
Sipas tij, ky koordinim midis kompanive publike bëhet për të shmangur çdo humbje në investimet e Bashkisë, ndryshe nga sa veprohej më parë kur rrugët pasi asfaltoheshin çaheshin edhe njëherë nga ujësjellësi.
Veliaj tha se falë investimeve të Bashkisë së Tiranës dhe ndërhyrjeve që ka bërë në disa prej linjave të furnizimit me ujë, ka shmangur abuzimet me ujë dhe ka sjellë një furnizim më të madh për familjet në krahasim me vitet e shkuara.