2500 banorë pa ujë të pijshëm, rrjeti i ujësjellësit përcjell ndotje tek konsumatorët

Ora News Lajme 2015-08-22

Views 0

Mbi 2500 banorë të fshatrave, Kreshpanj,Gollobordë dhe Rembec, në qytetin e Korçës kanë mbetur pa ujë të pijshëm prej tre ditësh.
Pamundësia për shuar etjen e këtyre banorëve shoqërohet edhe me rrezikun e përhapjes së epidemive, pasi rrjeti i tubacionit gati 40-vjeçar, është amortizuar ,duke përcjellë mbeturina në rubinetat e konsumatorëve, në ato pak raste kur ata furnizohen me ujë.
Ky është edhe shkaku që ujësjellësi i zonës ka vendosur të ndërpresë furnizimin me ujë të pijshëm, të paktën kështu është shprehur Drejtori i Ujesjellësit, Vasil Sterjovski.
Banorët shprehen se tashmë jo vetëm është bërë zakon ndërprerja e ujit, por ai është shumë i ndotur.
Ndërrmarja e Ujësjellësit Fshat, nuk mund të kryejë ndërhyrje për shkak të pamundësisë finaciare, ndaj kërkohet dhe ndërhyrja e shtetit.

Share This Video


Download

  
Report form