Bashkia e Tiranes ka nisur investimin e radhës për rikualifikimin e sistemit te ujësjellësit , duke u ndalur kësaj here në zonën Myslym Shyri. Falë këtij projekti , 700 banorë të kësaj zone nuk do të kenë më probleme me furnizimin e ujit.
Kryebashkiaku Erion Veliaj, gjatë inspektimit të punimeve, tha se me ndërtimin e rrjetit të ri të ujësjllësit do të eliminohen humbjet e mëdha që shkaktoheshin nga amortizimi i rrjetit të vjetër.
Ne fjalën e tij, Veliaj theksoi se janë hapur kanalet vaditëse dhe kulluese, në shërbim për zonat rurale, dhe ne rast se fermerët apo lavazhet përdorin ujin e pijshëm për të kryer aktivitetin e tyre , Bashkia do ti gjobisë.
Gjithashtu, kryetari i Bashkisë tha se qëllimi i Bashkisë është tu shërbej më shume banorëve që janë korrekte me pagesën e ujit dhe energjisë, pasi taksat e tyre këthehn në investime për qytetin.
Ai shtoi se mesatarja e furnizimit të qytetit me ujë ka shkuar në 14 orë në ditë , por duhet kohë që e gjithë Tirana të ketë 24 orë ujë.