http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Partia Demokratike akuzon ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri si përgjegjës për shkarkimin e 7 oficerëve të policisë, pasi ndaluan kunatin e tij. Drejtuesi i departamentit të Rendit e Sigurisë pranë PD-së, deklaroi se ministri Tahiri ka kaluar vijën e kuqe. Alibeaj thotë për zbatim të dy standardeve, pasi për dhunën e shëmtuar e brutale ndaj një biznesmeni të rregullt e djalit të tij nuk merret asnjë masë, nga ana tjetër për një reagim ndaj kunatit të Saimir Tahirit, teksa policia gjendej në aksion, hidhen në rrugë 7 policë.