http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Opozita ka sulmuar ashpër Ministrin e Brendshëm Sajmir Tahiri, qe sipas saj po u ben presion Prokurorisë dhe medias. Kreu i grupit parlamentar te PD Edi Paloka tha se Tahiri, miku i Emiljano Shullazit, ka lidhje me krimin e organizuar e po ashtu dyshohet edhe per mbështetje te narkotrafikanteve. Nuk ka vonuar reagimi i Ministrit te Brendshem. Sajmir Tahiri i ka kërkuar zyrës juridike te përgatisë një padi per Paloken me akuzën e shpifjes. Ne njoftimin e per shtyp te Ministrisë se Brendshme thuhet se kushdo qe njeh Paloken e di se ai jeton me shpifjet. Ka ardhur koha qe Edi Palooka te ndëshkohet sipas ligjit per te gjitha shpifjet dhe ofendimet publike qe ben, thuhet me tej ne njoftim.