PD vijon akuzat ndaj ministrit Xhafaj - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2018-05-15

Views 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV

Partia demokratike ka akuzuar ministrin e brendshëm Fatmir Xhafaj se ka mbrojtur vëllain e tij nga efektet e ligjit antimafia. Juristet e PD kane sqaruar para medias se subjekt I ligjit anit-mafia janë te gjithë ata persona qe kane qene pjese e organizatave kriminale e kane kryer trafik te lendeve narkotike dhe Agron Xhafaj është dënuar me 7 vjet e dy muaj burg pikërisht për këto akuza.



Sipas Ligjit Antimafia, Neni 8, Policia e Shtetit, që është nën varësinë e Ministrit të Brendshëm, ka detyrimin që të veprojë me iniciativën e vet, për të verifikuar pasurinë e Agron Xhafajt.



Pasi merr dijeni për pasuritë, Policia ja referon çështjen prokurorisë.



Sipas opozitës ministri i brendshëm nuk e ka zbatuar ligjin antimafia pasi edhe vete është subjekt i tij.



Sipas Ligjit Antimafia neni 3, vetë Fatmir Xhafaj është subjekt i këtij ligji.



Neni 3 e thotë qartë se dispozitat e Ligjit Antimafia zbatohen edhe ndaj pasurive të personave, në pronësi ose të zotëruara në mënyrë të tërthortë nga personat e afërm (bashkëshorti, fëmijët, vëllezërit, motrat, bashkëjetuesi), për të cilët prezumohet regjistrimi i rremë, përveçse kur provohet e kundërta.



PD ka akuzuar edhe Prokurorinë qe nuk po vihet ne lëvizje për rastin Xhafaj.



Heshtjes së Fatmir Xhafajt, ka vendosur t?i bashkohet edhe Arta Marku. Faktet dhe provat që tregojnë se Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj ka kryer veprën penale të korrupsionit të zyrtarëve të lartë publikë dhe të falsifikimit të dokumenteve zyrtare, janë përpara syve të çdo shqiptari.



Sipas demokrateve Shqipëria është i vetmi vend në botë ku Ministri i Brendshëm, përgjegjës për zbatimin e Ligjit Antimafia, është vetë subjekt i Ligjit Antimafia.

Share This Video


Download

  
Report form