PD vijon akuzat ndaj avokatit të PS, ja lidhja me kompaninë e sigurisë së aeroportit

Report TV 2019-05-27

Views 0

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Edi Paloka ka akuzuar sërish avokatin e PS, Eno Bushi lidhur i cili sipas PD është bashkë pronar i kompanisë së sigurimit të aeroportit.

Të njëjtat akuza ngriti edhe kreu i PD, Lulzim Basha ditën e djeshme, ndërkohë që vetë Bushi e përngënjeshtroi deklaratën e tij duke thënë se do ta dërgojë në gjyq.

"Grabitja e armatosur në Rinas është dëshmia se qeveria jo vetëm ka dështuar për të garantuar siguri, por është përfshirë këto ditë në mbrojtjen e kompanisë, përgjegjëse për sigurinë në Rinas

Kompania ICTS Albania operon në Shqipëri që prej 2005-ës, por siguria kombëtare u cënua 2 herë brenda aeroportit të Rinasit gjatë qeverisjes së Edi Ramës

Me kompaninë ICTS, qeverinë e Edi Ramës, e lidhin disa fije, duke nisur me avokatin e tij, Eno Bushi, i cili ka zotëruar aksione me të njëjtën kompani që paguhet për të garantuar sigurinë në aeroport

Kompania ICTS ALBANIA, përgjegjëse për sigurinë në Rinas dhe kompania ku avokati i Edi Ramës kishte 25% të aksioneve, janë e njëjta kompani, me dy nipte dhe emra të ndryshëm.

Të dy kompanitë, njëra themeluar në 2005, tjetra në 2009, janë rregjistruar nga i njëjti person, Panagiotis Kambouroglou. Në 2009, ky shtetas grek autorizon si përfaqësues ligjor, Eno Bushin", deklaroi Paloka.

Share This Video


Download

  
Report form