Ora News - Drejtësia, Selami: E votoj edhe nëse se voton PD, dakord me kritikat e Lu ndaj Bashës

Ora News Lajme 2016-09-19

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Eduard Selami një nga deputetët e PD shpesh herë kritik me lidershipin demokrat deklaron se do ta votojë reformën në drejtësi edhe nëse zoti Basha nuk e pranon atë.
Në një intervistë për Zërin e Amerikës, Selami i bën apel kreut demokrat të votojë variantin e Nuland pasi në të kundërt tha ai përgjegjësia do të bjerë mbi të dhe jo mbi Partinë demokratike.
Selam: Unë shfrytëzoj rastin dhe një herë që të them se ka kohë akoma. Dëshira ime si demokrat është që zoti Basha të pranojë konsensusin, të pranojë draftin nga zonja Nuland, të pranojë draftin euroamerikan. Përndryshe kjo do të jetë me pasoja shumë të mëdha për vetë zotin Basha. Nëse kjo nuk ndodh, është plotësisht e mundur që kjo të kalojë në parlament. Unë jam një prej tyre. Deklaroj votën time pro Reformës, është votë për Shqipërinë evropiane, është votë kundër korrupsionit, është votë për të ardhmen e Shqipërisë. Mirënjohje Amerikës.

Për më shumë lexoni në http://www.oranews.tv/vendi/deputeti-i-pd-selami-deklaron-voten-pro-edhe-nese-pd-nuk-e-voton/

Share This Video


Download

  
Report form