Ora News - Rama sfidon Gjoshën: Nëse Balla ka qenë në polici unë do votoj për arrestimin e tij

Ora News Lajme 2018-10-08

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Kryeministri Edi Rama i ka bërë një sfidë të hapur ish-ministres së tij në kohën kur qeveriste me LSI, Klajda Gjosha për të cilën ai thotë se është ndarë me përshtypjet më të mira.

Gjatë fjalës së tij në mbledhjen e grupit parlamentar të PS, ai i drejtohet Gjoshës, duke i thënë se nëse në pamjet filimike që ndodhën në prokurori, shfaqet Taulant Balla apo persona të tjerë që janë përmenduar nga ish-oficeri i policisë Emiljano Nuhu, ai do të votojë për arrestimin e Ballës.

Kjo deklaratë e Ramës u bë pas kërkesë që opozita bëri për shkarkimin e Ballës nga delegacioni në Bruksel.

Edi Rama: Unë dua t'i drejtohem njërës nga firmëtaret, që e kam pasur edhe ministre Integrimi, me të cilën jam ndarë me përshtypjet më të mira. E dashur Klajda, qetësohu! Taulanti është ai që ka qenë kur bashkëpunoje me të, si drejtues i këtij delegacioni. Ai nuk e ka bërë kurrë atë që e ka tronditur kaq shumë Monikën dhe për pasojë edhe ty. Materialet filmike të komisariatit të Krujës në ditën e ngjarjes të denoncuar nga roja i Babale 2 janë në prokurori. Por, si deputete thellësisht e shqetësuar nga mundësia e qëndrimit në një delegacion me një "kriminel" të armatosur dhe të maskuar si kyetar delegacioni, ti mund t'i drejtohesh policisë, me kërkesën për ti parë ato materiale. Shko shikoji vetë, nëse do gjesh gjëkundi në ato filmime Taulant Ballën apo qoftë edhe vetë heroin të cilin Taulanti e paska kërcënuar me pistoletë në kokë, unë do të votoj bashkë me ty, jo për të hequr Taulantin nga drejtimi i delegacionit për Bruksel, por për ti hapur rrugë arrestimit të tij, pasi ta kemi kallëzuar po unë dhe ti në Prokurori. Të jap fjalën publikisht për këtë, por ama edhe ti nga ana jote, po nuk gjete as Taulant, as oficer policie, as deputet, as kryetar bashkie që të ketë kapërcyer pragun e komisariatit në filimimet e gjithë asaj dite që përshkruan heroi i Babale 2, do ja shkruash një letre ndjese PE, pavarësisht se Monika do të thotë: Klajda mos e bëj. Se nuk po them t'i kërkosh ndjesë kryetarit të Kuvendit, se Gramozi mban dihet ajo punë, Taulantit jo e jo, sepse punë e madhe, politikë është kjo kur thotë Mona.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/rama-sfidon-klajda-gjoshen-nese-balla-ka-qene-ne-polici-une-do-votoj-arrestimin-e-tij

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS