Ora News – Përpjekja e fundit e kritikëve të Bashës, Mustafaj: Nesër nuk votoj!

Ora News Lajme 2017-07-21

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Kritikët e Lulzim Bashës kanë bërë përpjekjen e fundit për anulimin e zgjedhjeve për kreun e PD që do të mbahen ditën e nesërme.
Pasditen e sotme ata u mblodhën në një takim me mbështetës demokratë në Akademinë e Arteve në Tiranë.
Në fjalën e tij, Besnik Mustafaj, deklaroi qartazi se do të bojkotojë zgjedhjet, duke akuzuar Bashën se hoqi të drejtën e garës në PD.
Mustafaj: Nuk është kundër një njeriu, është kundër një standardi, qoftë ky njeri edhe Lulzim Basha.Nuk është as në mbështetje të një njeriu, është në mbështetje të një standardi qoftë ky njeri edhe Astrit Patozi. Ne jemi për ti dhënë PD atë parim të madh që e ka si shpia e lirisë, nuk ka ardhur ende momenti që ne të përcaktojmë njeriun që do të duam të kemi në krye të kësaj hapësirë lirie, atë që do të na udhëheqë drejt prespektivës për të ardhur në pushtet PD, sepse Lulzim Basha i ka hequr PD të drejtën e garës dhe vetëm gara e bën hapësirë lirie PD. Nuk mund të bëheshim pjesë e një gare farsë prandaj unë nesër nuk shkoj të votoj.Lulzim Basha me marrëveshjen me Edi Ramën dhe fushatën që pasoi që u përmbyll ashtu si u përmbyll me 25 qershor nuk shkatërroi vetëm PD por shkatërroi krejt të djathtën shqiptare.
Ndërsa Majlinda Bregu teksa bëri përgjegjës Bashën për humbjen e zgjedhjeve në 25 qershor, hodhi akuza ndaj mbështetësve të Bashës se po çojnë PD drejt greminës për të mbrojtur ofiqet dhe mandatet e tyre.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/perpjekja-e-fundit-e-kritikeve-te-bashes-mustafaj-neser-nuk-votoj/

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS