http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Propozimin drejtuar opozitës për reformës në drejtësi, kryeministri Rama e tha ne mënyre te drejtpërdrejte: Pranohet çdo ndryshim, mjafton të marrë bekimin e ndërkombëtarëve.?E ftoj Bashën nga sot e deri në orën 10 të datës 21 korrik, të më njoftojë menjëherë. Unë do e votoj pa ndryshuar pa asnjë dyshim. Të ketë dy vula, SHBA dhe BE.?Kryeministri konsideroi si absurd pretendimin e PD se përfshirja e ndërkombëtarëve në procesin e vetingut, cenon sovranitetin e vendit. Rama kujtoi se çdo vend që është bërë pjesë e Bashkimit Europian, ka kaluar përmes skanerit të partnerëve ndërkombëtarë. Shefi i ekzekutivit, nuk kurseu akuzat ndaj opozitës, e cila sipas tij me oponencën që po i bën reformës, po mbron korrupsionin në drejtësi. Kryeministri Edi Rama, theksoi se pa reformën në sistemin e drejtësisë, Shqipëria jo vetëm do të humbasë shansin e madh për t?iu afruar më shumë Bashkimit Europian, por do të kthehet shumë pas në kohë në procesin e integrimit.