Kryetari i partisë Socialiste Edi Rama ka akuzuar mazhorancen se qëllimisht po pengon punën për finalizimin e dy reformave, asaj zgjedhore dhe parlamentare. Në mbledhjen e grupit kuvendor, Rama tha se afatet janë të pamjaftueshme në kushtet kur nuk ka vullnet nga PD për ti çuar përpara.
"Jemi shumë të shqetësuar lidhur me dështimin e procesit në raport me afatet. Sot, sipas afatit duhet të ishim drejt finalizimit të reformës zgjedhore në pak ditë të mbetura të shkurtit, jemi shumë larg këtij objektivi dhe kjo për shkak të një zvarritje nga pala tjetër," theksoi Rama. Sipas tij, e njëjta gjë po ndodh dhe me reformën parlamentare. "Reforma parlamentare ka mbetur në pikat kyçe të saj. Nëse këto reforma nuk kalojnë, atëherë integrimi është i kompromentuar. Përgjegjësi i vetëm është qeveria shqiptare," shtoi më tej Rama. Ai i kujtoi Berishës se integrimi do te jete larg nëse nuk ka angazhim për te çuar përpara reformat. "Nënvizoj se në këtë aspekt ne do të mbetemi krejtësisht të vullnetshëm dhe nga ana tjetër, të shprehim shqetësimin që reforma zgjedhore në asnjë mënyrë nuk duhet të kompromentohet," theksoi ai. Edhe një dite me pare kryesia e PS shprehu shqetësim për qëndrimet frenuese te demokrateve ne komisionet qe po punojnë për reformat me te rëndësishme ne vend.
President of the Socialist Party Edi Rama accused the majority vote that is deliberately hampering efforts to finalize the two reforms, the electoral and parliamentary elections. Parliamentary group meeting, Rama said that the terms are inadequate in conditions where there is no will from the DP to move forward.
"We are very concerned about the failure of the process in relation to deadlines. Today, as we should term towards finalizing the electoral reform in a few days left of February, we are beyond this objective and this because of a delay by the other, "said Rama. According to him, the same thing is happening and parliamentary reform. "Parliamentary Reform has remained in its key points. If these reforms do not go, then integration is compromised. Sole responsibility is the Albanian government, "Rama added further. He reminded Berisha that integration will be far away if no commitment to take forward the reforms. "Emphasize that in this respect we will remain completely voluntary and the other, to express concern that electoral reforms should not in any way be compromised," he said. Even a day before the SP leadership expressed concern about the prohibitive attitudes Democrats are working on commissions for important reforms in the country.