PD: Rama po pengon zbatimin e ligjit Antimafia - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2019-08-15

Views 0

http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Partia Demokratike akuzon kryeministrin Edi Rama se po pengon ligjin Antimafia për verifikimin e pasurive të kryebashkiakut të ri të Shkodrës, Valdrin Pjetri. Në një deklaratë për mediat, Sekretari Për Çështjet Ligjore, Çlirim Gjata tha se kryeministri Rama po vijon t?I jap mbrojtje Valdrin Pjetrit duke mos zbatuar ligjin Antimafia. ?Edi Rama i mashtroi shqiptarët pak ditë më parë, kur, pasi Partia Demokratike publikoi dokumentat e dënimit për trafik droge të Valdrin Pjetrit, tha se nuk do ta toleronte atë. Edi Rama bën gjithmonë të kundërtën e asaj që thotë. Ai po kryen njëkohësisht tre veprime, në mënyrë që t?i shkojë deri në fund skenarit të tij kriminal për të uzurpuar Bashkinë e Shkodrës. Po pengon Valdrin Pjetrin të japë dorëheqjen pas verifikimit se është dënuar për trafik droge në Itali. Po pengon prokurorinë të konfirmojë gjetjet e Partisë Demokratike, të verifikuara në mënyrë të pavarur nga Zëri i Amerikës. Po pengon zbatimin e Ligjit Antimafia për verifikimin, sekuestrimin dhe konfiskimin e pasurive nga trafiku i drogës i Valdrin Pjetrit.? Gjata I kërkoi prokurorisë se pse po e zvarrit verifikimin ndaj Vladrin Pjetrit, ndërsa theksoi se pasuria e tij është e dukshme dhe se ai ka qenë I dënuar në Itali. ?Është ky skenar pse trafikanti I drogës Valdrin Pjetri ndalohet të japë dorëheqjen para betimit, pse prokuroria po e zvarrit verifikimin, pse ligji antimafia nuk vepron. Pamjet në video tregojnë se pasuria më e dukshme e Valdrin Pjetrit, është një hotel superluksoz në periferi të Tiranës, i inauguruar me praninë e ministres së Edi Ramës. Sipas Ligjit Antimafia, Valdrin Pjetri është subjekt i drejtpërdrejtë i tij, pasi siç shprehet ligji subjekt i ligjit është çdo person për të cilin ka indicie se: a) ka kryer krime që lidhen me trafikimin e lëndëve narkotike. Për rastin e Valdrin Pjetrit, jo vetëm që ka indicie për kryerjen e këtyre krimeve, por ky fakt është i provuar nga vendimet e drejtësisë italiane, të cilat janë publikuar prej disa ditësh nga Partia Demokratike.? Sipas Gjatës, kryeministri Rama po garanton po garanton paprekshmëri për kriminelët dhe trafikantët duke mos lejuar policinë e prokurinë që të zbatojnë ligjin. ?Valdrin Pjetri është dënuar me burg për trafik droge, por as policia, as prokuroria nuk kanë bërë asnjë lëvizje për të zbatuar ligjin. E vetmja forcë që mund t?i ndalojë ata është ajo e kryeministrit të vendit, i cili ndryshe flet dhe ndryshe vepron, duke garantuar paprekshmëri për kriminelët dhe trafikantët e tij. Meqënëse prokuroria e kapur dhe kontrolluar nga Edi Rama bën sikur nuk dëgjon dhe nuk sheh, njëlloj siç nuk sheh e dëgjon korrupsionin galopant të Qeverisë së Edi Ramës, Partia Demokratike do të informojë zyrtarisht nesër Prokurorinë e Krimeve të Rënda, e cila ka detyrimin të nisë menjëherë hetim pasuror ndaj Valdrin Pjetrit dhe familjes së tij, për shkak se ai është subjekt i ligjit Antimafia.?

Share This Video


Download

  
Report form