Ora News – Raporti i KE, Shqipëria rritje ekonomike 3.4%, por bien shpenzimet

Ora News Lajme 2016-09-19

Views 1

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Komisioni Evropian rikonfirmon se rritja ekonomike e Shqipërisë për vitin 2016 do të jetë pranë 3.4% për të kulmuar në 3.9 dhe 4.2% gjatë viteve 2017 dhe 2018 respektivisht.
Komisioni Evropian ka publikuar raportin më të fundit të programit të reformave ekonomike për Shqipërinë, Maqedoninë, Serbinë, Kosovën, Malin e Zi, Turqinë dhe Bosnje Hercegovinën.
Në pjesën për Shqipërinë, raporti jep një panorama të plotë të ecurisë së ekonomisë shqiptare, por edhe projeksioneve për të ardhmen. KE projekton që norma e papunësisë në vend të zbresë pranë 15.9% përgjatë këtij viti. Nëse ky projeksion do të rezultojë i saktë atëherë Shqipëria do të kishte normën më të ulët të papunësisë në rajon, pas Turqisë.
Ndërsa për dy vitet e ardhshme, norma e papunësisë projektohet të bjerë pranë 14.4 dhe 13.1% respektivisht. Një tjetër projeksion optimist është ai për Normën e Inflacionit, i cili parashikohet pranë 2.3% përgjatë këtij viti.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/shqiperia-rritje-ekonomike-3-4-por-bien-shpenzimet/

Share This Video


Download

  
Report form