Ora News – Raporti i BSH, Sejko: Krizat rritin pasiguritë, korrektim të rritjes ekonomike

Ora News Lajme 2017-07-04

Views 1

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Banka e Shqipërisë paralajmëron se kriza politike dhe zgjatja e saj do të ketë pasoja negative për ekonominë dhe rritjen e saj. Guvernatori, Gent Sejko, pas mbledhjes së Këshillit Mbikyrës thotë se të tilla situata sjellin pasiguri. Guvernatori rikonfirmoi edhe një herë betejën e nisur me euroizimin e ekonomisë, ndërsa vërehet një rritje e kredive në monedhë vendase kryesisht për individët. Hezituese, kërkesë jo cilësore dhe gjendje e bollshme kapitali shfaqet situata për bizneset, për të cilat kreditimi mbetet në stanjacion. Në 18% janë ulur edhe kreditë me probleme në fund të 2016 dhe dy muajt e parë të 2017.
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë Gent Sejko ka lajmëruar ndikimin negativ për rritjen ekonomike të situatës politike në vend.
Sipas tij Banka e Shqipërisë ka marrë parasysh zhvillimet elektorale, ndërsa ka paralajmëruar edhe korrektime për rritjen ekonomike përgjatë këtij viti.
Sejko: Modeli për parashikimin dhe rritjen ekonomike i Bankës së Shqipërisë ka një korrektim duke marrë parasysh situatën politike. Ne gjykojmë dhe shpresojmë që proçeset do të ecin, do të vazhdojnë brenda afateve dhe parametrave normal demokratikë.
Një plan masash po bëhet gati edhe për bankat që pas hetimit të Autoritetin e Konkurrencës kanë shtrembëruar konkurrencën mes tyre.
Beteja të përditshme duket se Banka e Shqipërisë po zhvillon edhe për deeuroizimin e ekonomisë.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/ekonomi/sejko-krizat-rritin-pasigurite-korrektim-te-rritjes-ekonomike/

Share This Video


Download

  
Report form