Ora News – ‘Ngadalësimi i rritjes ekonomike, pasojë e parave informale të fushatës’

Ora News Lajme 2017-07-10

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Në një kohë kur Banka e Shqipërisë vëren ngadalësim të rritjes ekonomike në tre muaj e fundit, jo vetëm fushata por edhe klima e përgjithshme e biznesit në Shqipëri janë arsyet e renditura nga ekspertët e ekonomisë si faktorë ndikues. Eksperti, Zef Preçi, shprehet se pezullimi i prokurimeve publike do të frenojë më tej rritjen ekonomike dhe bllokojë sipërmarrjet që ofrojnë shërbime përmes kësaj skeme. Ndërsa rihapja e tenderimit në vjeshtë do të shoqërohet me shpenzime pa efektivitet.
Ngadalësimi i rritjes ekonomike në tremujorin e dytë të 2017, për ekspertin e ekonomisë Zef Preçi, përpos ndikimit nga fushata elektorale, reflekton klimën e përgjithshme të biznesit në Shqipëri për të cilin flet qartë edhe raporti i fundit i Departamentit Amerikan të Shtetit.
Zef Preçi: Situata parazgjedhorë në ndryshim nga situatat e tjera është karakterizuar nga dy tendenca kundërthënëse. Së pari i ka munguar egërsia, ka qenë një fushatë paqësore që në thelb nuk ka ndikuar aq shumë tek bizneset dhe investitorët. Është një fakt i njohur që para me origjinë formale, informale por edhe kriminale janë përdorur në fushatë gjë që është shprehur si në sasinë serioze të parave të tërhequra nga bankat 6 mujorin e parë rreth 150 milion euro, ashtu edhe në faktin që kursi i këmbëmit të monedhës tonë kombëtare ka njohur një zhvillim të paprecedentë.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/ekonomi/ngadalesimi-rritjes-ekonomike-preci-pasoje-e-parave-informale-te-fushates/

Share This Video


Download

  
Report form