Ora News - BSH pret ngadalësim të rritjes ekonomike në pjesën e dytë 2017

Ora News Lajme 2018-05-10

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Ekonomia shqiptare pritet të ketë një rritje më të ngadaltë në pjesën e dytë të këtij viti. Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, deklaroi se treguesit e analizuar tregojnë se rritja ekonomike nuk do të jetë e njëjtë me atë të vitit të parë. Ndërkohë ripërsëriti problemin e kreditimit të ekonomisë.

Pavarësisht ecurisë pozitive të ekonomisë në pjesën e parë të vitit Banka e Shqipërisë parashikon që kjo situatë nuk do të jetë e njëjtë në gjysmën e dytë të 2017. Gent Sejko, Guvernator i Bankës së Shqipërisë deklaroi se të dhënat tregojnë se rritja ekonomike do të jetë më e ngadaltë.

Sejko: Aktiviteti ekonomik i vendit ka vijuar të shënojë rritje në tremujorin e tretë dhe të katërt, ndonëse disa tregues indirektë sugjerojnë një ngadalësim të lehtë në gjysmën e dytë të vitit. Rritja ekonomike ka pasqyruar ambientin e favorshëm financiar, përmirësimin e besimit, impulset e gjeneruara nga rritja e punësimit dhe nga nivelet e larta të investimeve të huaja direkte, si dhe momentin pozitiv të ekonomive partnere tregtare.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/bsh-pret-ngadalesim-te-rritjes-ekonomike-ne-pjesen-e-dyte-2017

Share This Video


Download

  
Report form