http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ekonomia italiane nuk do ta marre veten, duke iu rikthyer niveleve te para krizës se viteve 2008 përpara mesit te viteve 2020. Ky është parashikimi me i fundit qe bën FMN-ja, duke paralajmëruar thuajse dy dekada stanjacion. Sipas parashikimit te organizatës financiare, ne mesin e viteve 2020, ekonomitë e vendeve te tjera te Eurozonës do te jene 20-25 % me te mëdha se nivelet e vitit 2008. Në raportin më të fundit, FMN parashikon se rritja ekonomik e Italisë për 2016-n do të jetë nën 1%, ndërsa për 2017 rreth 1%. Italia është ekonomia e tretë më e madhe e Eurozonës, por ka 11% papunësi, një sektor bankar në krizë dhe borxhe qeveritare që kalohen vetëm nga ato të Greqisë. Bankat e Italisë janë nën presion për shkak të performacës së dobët ekonomike të vendit që vazhdon prej kohësh. Sipas FMN, bankat italiane kanë shumë kredi të këqija dhe mund të kenë nevojë për një ndihmë serioze me fonde. Sipas organizatës edhe largimi i Britanisë se Madhe nga BE pritet te sjelle ndikimet e saj ne ekonominë italiane, ashtu si ne ate te gjithë eurozonës.