http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ndryshe nga qeveria shqiptare e cila këmbngul se rrugët do të ndërtohen nëpërmjët partneritet publik privat , Fondi Monetar Ndërkombëtar ka një tjetër mendim. Në një raport ë fundit për vendet e Ballkanit Perëndimor, Fmn vlerëson se është më e rëndëishme që projektet të mirplanifikohen, të mos politizohen, të sigurohen financime të jashtme apo edhe të zgjerohet baza e tatimpaguesve. Por vecanërisht në vendet me borxh të lartë publik, përdorimi i projekteve nëpërmjet partneritet publik privat nuk është e rekomandueshme.
Arritja e BE-së në nivelet e infrastrukturës është e vështirë: investimet publike kërkojnë burime të mjaftueshme buxhetore dhe korniza të forta institucionale që rregullojnë përzgjedhjen, ekzekutimin dhe monitorimin e projekteve. Këto dy kushte kryesisht mungojnë në Ballkanin Perëndimor.
Fmn rekomandon që vendet nuk mund të rrezikojnë stabilitetin e tyre makroekonomik me projekte infrastrukturore të dobta. Në raportin e tij institucioni financiar jep edhe disa rekomandime se nga mund të gjendet fondet:
Forcimi i kapaciteteve për të planifikuar, zgjedhur dhe kryer projektet e infrastrukturës do të siguronte që burimet në dispozicion të përdoreshin më mirë dhe do të përmirësonin aftësinë e rajonit për të absorbuar financimin e donatorëve në dispozicion. E rëndësishme është që projektet e infrastrukturës të mos bien viktimë e politizimit. Shumë rrjete të infrastrukturës shtrihen përtej kufijve. Për këtë arsye, koordinimi më i mirë rajonal i projekteve të investimeve do të jetë thelbësor. Financimi i jashtëm duhet të luajë një rol më të madh në zhvillimin e infrastrukturës publike në Ballkanin Perëndimor.
Edhe më herët FMN ka qënë kritike ndaj përdorimit masiv të koncesioneve apo partneritet publik privat. Metoda të tilla rrezikojnë të rrisin borxhin publik të vendit. Vetëm pak ditë më parë qeveria njoftoi se ka lidhur kontraten për ndërtimin e rrugës së Arbrit, projekti i parë që do të zbatohet me programin 1 mld euro.