Kushtet e FMN-së për Shqipërinë - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-11-25

Views 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Fondi Monetar Ndërkombëtar i rekomandon Shqipërisë që të bëjë ndryshime rrënjësore në sistemin e saj ekonomik, duke nisur që nga reforma në pensione, rritja e disa taksave dhe deri te stabilizimi i sektorit të energjisë. Në artikullin e nxjerrë nga bordi ekzekutiv i fondit, Shqipëria këshillohet që të nisë sa më parë ndryshimin e rregullave në fushën e pensioneve, si më të rëndësishmet. Lidhur me këtë FMN sugjeron rritjen e moshës së daljes në pension në 65vjeç për gratë dhe 67 për burrat. Nëse nuk bëhet kjo, atëherë shumë të rinj që jetojnë sot mund t'i rrezikohet pensioni në të ardhmen shprehet FMN.

Share This Video


Download

  
Report form