http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Opozita ka organizuar sot një konference me përfaqësues te 385 njësive vendore duke dale me një rezolute lidhur me reformën territoriale. Lideri i opozitës Lulzim Basha ruan qëndrimin se reforma duhet te nise duke rishikuar ligjin e decentralizimit, për t'i dhëne me shume pushtet njësive vendore, dhe me pas mund te negociohet ndarja konkrete e hartës. Si kundërpërgjigje ndaj mazhorances e cila deri tani është treguar e hapur për te negociuar numrin e njësive vendore me ndarjen e re, Basha ironizon se kjo nuk është çështje numrash. Ne qëndrimin e mbajtur deri tani, qeveria ka deklaruar se 31 korriku është afati i fundit për te negociuar reformën territoriale pasi ne te kundërt do te ndërmarrin vete nismën, meqenëse votat e duhura ne Kuvend i kane.