FMN PER RRITJEN EKONOMIKE NE RAJON.mpg - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2016-05-06

Views 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Fondi Monetar Ndërkombëtar e rendit Shqipërinë si vendin e dytë në rajon që ka patur rritjen më të ulët ekonomike, pas Serbisë. Mali i Zi, Maqedonia dhe Kosova rezultojnë më lart se ne, ndërsa nuk janë ndryshuar vlerësimi se për 2016-ën Shqipëria do të ketë një rritje në nivelin 3.4%, edhe pse Banka Qendrore ka ulur këtë parashikim. Goditjen e ekonomisë shqiptare fondi monetar ndërkombëtar e ve te rënia e konsumit të brendshëm, i cili ka rezultuar negativ. Fondi shprehet se ky tregues do të përmirësohet gjatë vitit, por për këtë kërkohet përmbushja e reformave strukturore në ekonomi. në listën e problemeve të Shqipërisë, FMN e sheh si të rrezikshme për ekonominë tonë zgjidhjen e problemit të pronave, sistemin e drejtësisë dhe zbatimin e kontratave. Shqipëria rezulton e para në rajon për përqindjen më të ulët të kreditimit të ekonomisë përballë volumit të depozitave.

Share This Video


Download

  
Report form