http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Marrja e dakordësisë për buxhetin e vitit 2017-të, i cili do të ketë 100 milion dollarë në dispozicion për rritjen e pagave dhe pensioneve ka kaluar mes debatesh të vështira me Fondin Monetar Ndërkombëtar. Vetë ministri i Financave Arben Ahmetaj konfirmoi miratimin e FMN-së pas dy javësh negociata.?Kemi dakordësi të plotë me FMN-në përsa i përket buxhetit të vitit 2017-të. Kemi patur debate të vështira dhe intsive me misionin e Fondit Monetar Ndërkombëtar. Më në fund arritëm një paketë buxhetore optimale, e cila favorizon zhvillimin ekonomik të vendit.?Për herë të parë niveli i deficitit në buxhetin e vitit të ardhshëm do të jetë 2%, më i ulti në historinë e saj. Po ashtu balanca primare, e cila tregon shpenzimet për paga pensione dhe investime, përjashtuar interesat e borxhit do të jetë pozitive, në nivelin 0.7%.?Ulje e borxhit publik rreth 3%. Janë marrë një sërë masash për stabilizimin e sektorit financiar. Me këtë buxhet do të financojmë reformat dhe do të kontrollojmë investimet. Buxheti do të jetë në vijat e programit dhe me një deficit të përgjithshëm më të ultin në historinë e vendit pre 2%, ndërsa balanca primare do të vijojë të jetë pozitive. Nga 0.3% në 2017-ën do të shkojë 0.7%.?Edhe pse dakord me rritjen e pagave dhe pensioneve, shefja e misionit të FMN-së tha se kushti i vënë për këtë rritje është që buxheti për paga në përqindje të prodhimit të brendshëm bruto.?Qeveria do të edhe kursime permanente nga shpenzimet e buxhetit aktual. siç janë pozicionet e paplotësuara në administratën publike. Buxheti mundëson rritjen e moderuar të pagave të sektorit publik dhe pensioneve, duke i qëndruar niveleve të buxhetit të pagave të vitit 2016, e shprehur si përqindje e PBB-së.?Por FMN vijon të vendosë kusht rritjen e të ardhurave nga taksa e pasurisë, e cila efektivisht do të rritë pagesat për qytetarët.? Për ta arritur objektivin fiskal, qeveria shqiptare është e angazhuar për një paketë fiskale që përfshin rritjen e të ardhurave lidhur me naftën, kufizimin e përjashtimeve tatimore dhe fuqizimin e mbledhjes së taksës së pronës?.Kjo është vizita e parafundit e FMN-së në Shqipëri, e cila do të vijë dhe njëherë në janar për të mbyllur programin që ka me qeverinë. Marrëveshja e ardhshëm që do të bëhet me Fondin do të bazohet mbi artikullin 4, ku roli i FMN është thjesht konsultues.