“Mbështetje biznesit për rritjen e punësimit” - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-11-29

Views 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Kandidati i opozitës Halim Kosova ka nisur shpjegimin e programit të tij tek banorë të Tiranës. Gjatë një takimi me punonjësit e një rrobaqepësie në rrugën ?Siri Kodra? Kosova theksoi edhe njëherë se ulja e taksave do të sjellë më shumë para për biznesin, paga më të mira dhe vende të reja pune.?Kam ardh për t?i mbështet ato që krijojnë vende pune për ju dhe e dyta do të jem përkrah tyre për të bërë më të mirën për to sepse duke bërë më të mirën për biznesin, biznesi e kthen këtë në vende pune ose dhe pse jo në të ardhura më shumë për ju. Ideja e bashkisë është që të ulë 30% taksat lokale që i ka në dorë dhe të ofrojë pastaj vende me qira zero?.?Kjo është interesante në fakt, kjo e lokaleve. Unë kam bërë çdo gjë 100% të rregullt sepse njerëzit shikojnë se çfarë bën dhe nuk kam asnjë mundësi për t?u përgjigj jashtë kësaj pike kupton? Nga ana tjeter, unë kërkoj një shërbim të qartë. Shif procedurën, sa rri çfarë dokumenti ka dërguar a, b, c, d?, shprehet qytetari.?Punë e pastër. Ne i themi në Shqipëri punë e pastër mbi tavolinë, absolutisht?,Duke u ndalur hapja e vendeve të reja të punës Kosova shtoi se është i rëndësishëm krijimi i nje klime te mire për biznesin.?Çdo njeri i di hallet e veta mirëpo nëqoftëse bashkia, nëqoftëse unë në krye të bashkisë zgjidh problemet e Ilirit dhe shumë të tjerëve që në këtë egërsi tregu ju mbajnë me punë, unë them që kam bërë gjënë më të mirë edhe për ju. Se s?bën do të përkthehet në kushte më të mira për ju ose në mundësira më shumë për ju. Kushdo njeri që do me bë diçka të mirë në qytet apo në ndonjë vend, puna e parë duhet të ketë një klimë miqësore me biznesin me atë që prodhon vende pune që i mban njerëzit me bukë kështu që bashkia do jetë si rregullatore, harmonizuese e gjithë mundësive që ka qyteti?.Edhe gjatë këtij takimi doktor Kosova, nuk lapa përmendur planet që ai ka për infrastrukturën e qytetit.?Jo këtu por deri në 4 vjet do të jenë edhe fshatrat me rrugë sepse i kemi mundësitë se janë lekët janë të gjitha janë projektet ajo nuk diskutohet. Tashi ne do dalim lagje më lagje, fillojmë sot për herë të parë ku çdo lagje do merret kshu si kuadrat jo një rrugë këtu një rrugë andej do merren kështu si kuadrat do mbarohen të gjitha, kanalizime, ujë. Mbaroi kjo, dhe jo njëherë këtej, njëherë këtej, secili pjesën e vet që të bashkohen të gjitha? .Të martën Halim Kosova prezantoi programin e detajuar për njësinë numër 2 në Tiranë.

Share This Video


Download

  
Report form