Report TV - Pajisja përgjuese hyri në tre burgje, “skaner” të dënuarve

Report TV 2016-07-17

Views 0

Hetimet për pajisjen përgjuese ?IMSI CATCHER? kanë zbuluar se grupi i punës së bashku me aparaturën kanë hyrë në tre burgje të vendit, duke mbajtur në mbykqyrje të dënuar të ndryshëm. Nga kqyrja e regjistrave të hyrje-daljeve, oficerët e prokurorisë kanë konstatuar se makina ku mbahej paisja është futur në burgun 302 në Tiranë, në Fushë-Krujë dhe në burgun e Peqinit. Pikërisht në këto burgje janë monitoruar në distancë aparatët telefonikë të disa prej të dënuarve, të cilët janë dyshuar se nga burgu bënin trafik droge apo veprime korruptive në sistemin e drejtësisë.

Veç librave të hyrje-daljeve, prokuroria e Tiranës ka kërkuar dhe pamjet filmike të këtyre burgjeve me qëllim verifikimin e plotë të hyrjes së makinës ku mbahej aparatura në ambjentet e brendshme të burgut. Në tre rastet, rezulton se veprimi hetimor është kryer pas mesnatës së datave të ndryshme gjatë vitit 2015. Në librat e regjistrave që janë sekuestruara, thonë burimet e prokurorisë janë evidentuar targat e makinës ku ndodhej e instaluar pajisja e përgjimit si dhe emrat e personave që kanë hyrë në burg, nën drejtimin e Entiol Xhelilajt me detyrë përgjegjës i IT-së në qëndrën e Forcave të Posaçme Operacionale. Oficerët kanë mashtruar duke dhënë se makina dhe aparatura shërben për monitorimin e ajrit. Ndërkohë urdhërin për futjen e saj e ka dhënë në telefon vetë drejtori i burgjeve Artur Zoto.

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS